• |
ide | kryesore

Le ta dëgjojnë Makronin ata që çirren për “bashkërendim me ndërkombëtarët”

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Ndodhi fiks ashtu siç e pati parathënë e përditshmja “Le monde”. Porsa mbaroi ceremonia e nënshkrimit të kontratës 3 miliardëshe për blerjen e 12 avionëve francezë “Rafale standart F4” prej Serbisë, presidenti Makron përgëzoi qasjen e Beogradit në dialogun me Kosovën dhe kritikoi këtë të fundit për shqetësimin që po sillte me vendimet e njëanshme. Pas firmosjes së kontratës, gazeta e referencës në Paris kishte vënë në dukje të njëjtin shqetësim, se pala franceze po tregohej e njëanëshme, së paku që prej prillit të kaluar, kur po diskutonte me Beogradin realizimin e kontratës së majme për gjigandin e industrisë së aviacionit, Dassault. Kur gjithçka përfundoi, në një editorial (këtë të premte) le Monde e konsideroi këtë “deal” si sukses tregtar, por të dyshimtë diplomatikisht, duke përmendur edhe heshtjen e presidentit francez për trazirat që Vuçiç ka shkaktuar në Kosovë.

Lexo me tej:

Makron shigjeton Kosovën pas kontratës 3 miliardë euro me Serbinë

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj kontrate nuk mjafton vetëm shifra. As dhe fakti se ato po i shiten një ushtrie të armatosur deri më tani nga Rusia. Për të duhet ditur se Franca nuk prodhon më shumë se dy avionë Rafale në muaj, se përpos ushtrisë franceze ajo nuk ka kontrata me më shumë se 8 shtete të tjera, vetëm dy prej të cilave janë evropiane. Industria e këtij vendi është në një konkurencë të hapur me F- 18 e prodhuar në SHBA dhe prandaj, shtimi i Serbisë përkrah Greqisë dhe Kroacisë, si blerëse të avionëve luftarakë Rafale, i’a vlente që presidenti Markon të merrte rrugën për në Beograd, ndonëse i ngecur në kurthin e politikës të brendëshme të vendit të tij, që po i’a pamundëson zgjedhjen e një kryeministri.

Me siguri i’a vlente edhe që shefi francez i shtetit të akoomodonte disi edhe qëndrimet. Pikërisht për këtë, nuk është aspak çudi që Makron përshëndeti qasjen e Beogradit karshi dialogut, kur presidenti i këtij vendi ka deklaruar me gojën plot se ai e ka krahun të plagosur për t’a nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Ai bëri sikur e haroi se ish kryeministrja serbe Bernabiç, i ka dërguar një letër aleatëve të tij perendimorë, ku shprehet qartë se Serbia nuk do të paranojë kurrë, aëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai nuk donte ta ruante në kujtesë sulmin terrorrist të Banjskës, që i vë minat çdo principi të marëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por përshëndeti Serbinë për hapat pozitiv të hedhur në realizimin e tyre, dhjetorin e shkuar, fiks dy muaj pas aksionit të armatosur të Radojçiçit. 

Në këto kushte të fajësosh Kosovën dhe të përgëzosh Serbinë është më e pakta hipokrizi. E kjo hipokrizi nuk vihet në dukje vetëm nga media të rëndësishme franceze, por edhe nga vetë serbët. Për ta qëllimi i Vuçicit me blerjen e avionëve Rafle është i qartë. Në këmbim ai do mbështetje. “Vuçiç beson se duke blerë këto Rafale, të cilat janë një produkt jashtëzakonisht i shtrenjtë i industrisë franceze të armëve, ai do të fitojë mbrojtje politike dhe favore nga presidenti Macron » i tha medias së Brukselit Euroactiv, Vuk Vuksanoviç, nga qendra for Security Policy.

Kjo lojë e nënshtrimit të parimeve nga interesat ekonomike është e lashtë sa vetë diplomacia. Edhe pak kohë më parë shumë zëra analistësh të njohur në rajon tundën këmbanat e alarmit, kur në më 19 korrik, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe drejtori i përgjithshëm i Mercedes Benz shkuan në Beograd për të marrë pjesë në nënshkrimin e një partneriteti midis Serbisë dhe BE-së, për minierat e shfrytëzimit të Litiumit, që do i mundësojnë Bashkimit Evropian prodhimin e baterive elektrike.

“Sot BE dhe Gjermania kanë shkëmbyer demokracinë, shtetin ligjor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit me litiumin”, shkroi pas kësaj ngjarjeje, në  x, sepecialisti i Ballkanit Florian Bieber. Me siguri ai dhe të tjerët i referoheshin zgjedhjeve të manipuluara sipas raporteve të OSBE ODHIR, që u zhvilluan në Serbi 8 muaj më parë. Ata kishin pasasysh korrupsionin dhe kriminalitetin si dy këmbë mbi të cilat mbështetet regjimi i Vuçiçit. 

Por, me sa duket ato kanë më pak vlerë sesa blerja e avionëve Rafale dhe nxjerrja e litiumit.

Editoriali i Le Monde/ Makron se hapi gojën për Kosovën në Beograd

Ndaj dhe ne, këtej në anët tona, nuk mund ti kuptojmë dot të plota deklarata si ato të Makronit, që godet Prishtinën për veprimet e njëanëshme dhe përgëzon Beogradin për hapat konstruktivë në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit, pa ditur këtë kontekst. Qëndrimet për asociacionin, hapjen apo jo të urës së Ibrit, heqjen e njërës postë apo hapjen e tjetrës në Mitrovicë dhe për shtrirjen reale të sovranitetit në veri, nuk mund të shihen të shkëputura nga këto interesa dhe objektiva momentale, që nuk kanë të bëjnë aspak me shqetësimin për të ardhmen e Kosovës.

Parë nga ky prizëm, thirjet histerike për rakoordim në ç‘do hap me ndërkombëtarët, për dëgjim pa kushte të atyre që na kanë çliruar, tingëllojnë qesharake. Në princip Parisi apo Berlini janë më të shqetësuar për shifrat e grupeve Dasssault dhe Mercedes sesa për debatin se cili ka të drejtë në komunën e Leposavaqit. Ata duan avionët Rafale dhe litiumin më tepër se kalimi lirshëm nga një anë e Mitrovicës në tjetrën. Politikanët e tyre janë votuar për të shpënë përpara interesat e të parëve, prandaj është absurde që ne tu kërkojmë të zgjedhurve tanë, ti shkojnë pas me çdo çmim atyre edhe kur janë të bindur se po bëjnë një gjë të drejtë për vendin e vet.

Kjo është ajo që duhet kuptuar nga qëndrimet e presidentit Makron në Beograd, që një shumice prej nesh, mund t’i tingëllojnë absurde dhe të padrejta. Në fund të fundit në përshkrimin e detyrës së tij ai nuk ka asnjë nen ku ti kërkohet mbrojtja e shqiptarëve.

©Lapsi.al

     

 


23 Comments

      1. Problemi asht, kush asht zgjidhja?
        Që do ta sulmojë Kosova Serbinë, kjo asht çashtje ditësh.
        Por shtrohet pyetja: – Kur ta pushtojë, me çfarë do ti ushqejë 8 milionë serbë.

  1. KADRI YMËR QËLBAZË KËLLIRA PO NXJRRË NJË ËRE MUTI NGA GOJA A THUE TI KA DIEHRREA NE GOJE thotë:

    PER TI FORCUARË LIDHJET KOSOVË-SHQIPËRI EDI RAMA E KA ANGAZHUARË ZAGARIN E TIJ KADRI YMËR KËLLIRËN TE JUA FUT KARIN NË BYTH
    – BERAT BUZHALËS
    MIL ZËKES
    VALON SYLËS
    VELLAIT TE KIMETE BERISHLËS
    DULLA KOTIT
    LIRIM MEHMETAJT

  2. Serbia ujku qimen e ndrron por sakonin se hrron ndai shqptarve franca iste e para qe firmosi per coptimin e shqipris edhe sot franca vazhdon per percarien e famileve burrat i kthen shqipri grat e femijet nuk i debon ku jan te tretat e njerzimit ne si shqiptar nuk duhet ti harrojm kurr ekurres te padrejtat qe ne kan ber greket Serbia malasezet me ne krye Europen.

  3. Ne qofte se mendoni se interesat ekonomike nuk kane rendesi per politiken, lexoni veprat e shokut Enver. Eshte ekonomia qe udheheq gjithçka, Franca ka qene vend kolonial e sot ish kolonite e saj jane ne nje nga format perseri koloni te frances sidomos ne aspektin ekonomik. Kjo eshte realiteti pershtatuni!

    1. o kar. mos na ha mutin me enver halenë, se i vetmi vend “kapitalist” që enver haleja kishte marrëdhëniet më të mira ishte francë kurva

    2. Sh mire spo i degjojme fare te huajt, po behemi si Korea e Veriut, problemi eshte qe pa ata, cfare mund te bejme te vetem?!

  4. Perëndimi dhe Franca në veçanti kanë lidhje okulte me Serbinë. Nuk ka se si shpjegohet kjo qasje vëllazërore e tyre për një aleat të hapur të Rusisë. Perëndimi është armik i shqiptarëve.

    Milloshevic + Rothschilds 1979

  5. Eh Shqipni e mjera Shqipni
    Dikur ishe BURRNESHE PLAKE,
    Sot ne vrime te miut ke hi’
    Europa kurve me ty po ban gallate.

    Tash fort e ke mbylle gojen
    Dhe ma fole ma s’ta mbane,
    Se vete shqiptaret t’a nxorren bojen
    Askush nuk te therret ma NANE.

    Pse mban syte vetem tek te tjeret
    A mos pret ndonji kocke te te hedhin?
    Eh.. qyqar popull nga ma te mjeret
    Qe din vetem njeri tjetrin te vjedhin.

    Kaq veshtire e keni t’a kuptoni
    Qe s’mbane ma uje pilafi?
    S’asht mik as Franca e as Makroni
    Dhe as Gjermania e as Olafi.

    BASHKIM ne nji TRUNG e FLAMUR
    Per Europen vetem SHPERFIDHJE,
    Neper mend as mos e coni kurre
    Qe EU KURVA te na jape zgjidhje!

  6. Na plasi kari, ne kemi majko bracen shales sharresin bino brataj como tire tavos me mutis gramoz me kakas buce bushtra plot.
    Ne kemi me shume moterqiraj se franca dhe serbi! Ata jane te humbur.

  7. listat që do të prodhojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Dash Shehi, Fatmir Mediu e Agron Duka.

    Një fotokopje që e kanë parë e stërparë për 33 vjet. Maksimumi, “tigrat e zbutur” do të bërtasin pas shtatorit, duke kërcënuar se do bëjnë namin deri në zgjedhje. Po janë të njëjtët, ata që i gjithë elektorati ja ka mësuar jo vetëm huqet e veset, por edhe gjuhën e trupit.

  8. Sa te rroje Edver gerdalla hani pirdhni e beni palla,mos shkoni te votoni se nuk ka bir kurve qe ti numroni,kur te ngordhe edverra beni qef si perhera

  9. Macroni nje pervers qe dhe populli i vet nuk e do, nje qe merr per grua profesoreshen e vet me dy femije me diference 34 vitesh, cfare pret nje nje i tille, gjithmone francezet kane qene antishqiptar dhe pro serb.

    1. Çështja shqiptare gjithnjë ka qenë në duar e këtyre evropianëve të cilën e copëtuar dhe vazhdojnë të sillen akoma me atë mentalitet!!! Dhe Amerikën që e konsideronim aleate ,dhe kjo është kthyer sorrosiane e antishqiptare. Dhe tani Shqipëria ka ngelë pa ndonjë aleat. Dhe Gjermania tani e ka humbur atë interes për ne .Austria mbështetja jonë e madhe nuk ka më zë si dikur. Antishqiptarët shqiptarë i kemi të shumtë dhe nr 1 është Rama!!!
      Ça i ngelet shqiptarëve që si gjithmonë presin nga të huajt!!! Dhe ata që duan që zëri i tyre i pavarur dhe patriot të dëgjohet e mbysin me akte gjyqësore.
      Dhe i vetmi që lufton e la mbështetje në popull është Kurti. Shembull për ti treguar të gjithë ndërkombëtarve se jemi ne që duam të vendosim rregull me ligje në territorin tonë shtetëror.
      Boll me sugjerime për shqiptarët dhe aprovimin e përkëdhelje me zharrëvënësit të luftrave
      Serbinë.
      Boll se na kanë borxhe shumë që si lajnë kurrë!!!

  10. Bushat, nuk eshte çjerrje por domosdoshmeri. Do çosh ndonje femije apo kusheri te luftoje me Serbine apo varja.. Ik e thuaj atyre qe hanin bar dhe nuk i perkuleshin armikur 🤣🤣 (nipave te bllokut) se je njelloj me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *