• |
ide | kryesore

Foto/ Kush është viktima e vrasjes në Shkodër

Lajme, Të fundit



36-vjeçari Elis Roshkodoli është vrarë mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se Roshkodoli ndodhej në një restorant në momentin që ndaj tij është qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por kush është Elis Roshkodoli?

Elis Roshkodoli nuk është person i panjohur për autoritetet vendave apo të huaja. Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Bëlgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë.

Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *