• |
ide | kryesore

Gjermania deporton 28 kriminelë në AfganistanP

Arkiva, Planet, Të fundit



Gjermania ka deportuar në Afganistan 28 kriminelë afganë që kërkonin azil në Gjermani.

Ministria e Brendshme konfirmoi se avioni u ngrit këtë të premte nga Leipzig në drejtim të Kabulit.
Ky është deportimi i parë në Afganistan që nga ardhja e talebanëve në pushtet. Sipas “Spiegel”, u deshën dy muaj për të përfunduar procedurat, që u drejtuan nga Ministria Federale e Brendshme.

Teksa në Afganistan sundojnë telebanët, shtetasit e depërtuan atje rrezikojnë të përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjermania kishte ndaluar depërtimet e afganëve në 2021 kur talebanët erdhën sërish në pushtet dhe siguria në vend supozohet të ishte përkeqësuar.

Vendi nuk ka marrëdhënie diplomatike me qeverinë talebane por kancelari Olaf Scholz tha se deportimet duhet të rinisin që prej sulmit në maj në Mannheim ku u vra një oficer policie nga një 25-vjeçar afgan.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *