• |
ide | kryesore

Greqi/ Emigranti i moshuar shqiptar humb jetën në punë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Greqi



Një 68-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte në Sisi Lasithiou në Kretë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.

Mediat greke nuk e japin identitetin e viktimës, ndërsa raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur shqiptari po ulte disa sende me litari nga ballkoni i banesës ku punonte.

Për fat të keq, ai ka humbur ekuilibrin, ose ndoshta është tërhequr nga peshat, dhe ka rënë nga lartësia. Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur EKAB-i, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi 68-vjeçari kishte humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *