• |
ide | kryesore

E frikshme në Itali/ Shqiptari po kërkonte tartuf, gjen një kafkë njeriu

Lajme, Të fundit



Një ngjarje horror ka ndodhur në Itali, në zonën e Parmës ku një shtetas me origjinë shqiptare teksa ishte duke kërkuar për tartuf ka gjetur një kafkë njeriu.

I tronditur dhe i frikësuar 43-vjeçari shqiptar ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pasi konstatoi faktin se kafka i përkiste një njeriu nisi menjëherë hetimet. Karabinierët kryen një inspektim në zonat përreth, duke kërkuar për veshje apo objekte të tjera.

Hetimet e mëvonshme policore gjyqësore dhe teknike do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datën e saktë. Hetimet do të shikojnë edhe listën e personave të zhdukur në zonë vitet e fundit.


3 Comments

  1. E PSE QENKA E FRIKSHME

    IZRAELI GJENOCIDIST KA VRARE MBI 20000 FEMIJE
    DHE ASKUSH NUK THOTE E FRIIIIIIIIIIIIIKSHME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *