• |
ide | kryesore

Makron shigjeton Kosovën pas kontratës 3 miliardë euro me Serbinë

Arkiva, Kryesore, Lajme
macron Beograd



Menjëherë sapo përfaqësuesit e të dyja palëve nënshkruan të enjten marrëveshjen gati 3 miliardë euroshe për blerjen nga Serbia të 12 avionëve luftarakë francezë Rafle, presidenti Makron, në konferencën e shtypit në krah të homologut të tij Vuçiç, nuk nguroi të shënjestrojë se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” në veri të Kosovës nuk japin sinjal të mirë.

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për hapat e fundit të njëanshëm të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë”, tha ai në ligjëratë të drejtë, duke iu referuar vendimeve të muajve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit dhe synimeve të saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Po në të njëjtin paragraf gjatë prononcimit të tij (mund të shihet e plotë këtu në frengjisht, pas minutës së 31 05) presidenti francez përgëzoi autoritetet serbe për masat e ndërmarra dhjetorin e shkuar, për të vënë në zbatim marrëveshjen me me 11 pika te Brukselit dhe këmbënguli në themelimin e asociacionit të komunave serbe. “Jini të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe, në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, siguroi ai në Beograd.

Në këtë pikë ndikimi i diplomacisë ekonomike mbi qëndrimet politike është i qartë. Kontrata 3 miliardë euro që bosi i Dasaault Aviatiion, Eric Trappier nënshkroi me qeverinë serbe është një goxha arritje për parisin zyrtar. Serbia u bë vetëm shteti i tretë evropian pas Greqisë dhe Kroacisë që po blen këtë lloj avioni super të shtrenjtë luftarak, sasia e prodhimit të të cilit nuk është më e madhe sesa 24 në vit.

Pikërisht për këtë, në një artikull me dy autorë Jean-Baptiste Chastand dhe Faustine Vincent (shiko linkun poshte), e përditshmja franceze e referencës, “Le Monde” vinte re në një artikull përpara nënshkrimit të kontratës:”Si mundet të garantojë Franca… se avionët luftarakë Rafale nuk do të përdoren për ti ushtruar presion Kosovës fqinje? Për muaj të tërë, Parisi i ka shmangur përgjigjet për këtë pyetje, duke treguar shqetësim vetëm për të mbrojtur palën serbe në mosmarrëveshjet me Prishtinën, për veriun e Kosovës…”.

LEXO ME TEJ:

Kontrata 3 miliardë/ Rreziku i blerjes së avionëve francezë nga Serbia

Skenari i profetizuar nga Le Monde rezultoi identik. Makron e falenderoi Beogradin për hapat pozitivë në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, ndonëse ky i fundit ka qenë frymëzuesi dhe urdhëruesi i një sulmi terrorrist në Banjskë, që mjaftonte për të hedhur në erë parimet kryesore të saj. Presidenti francez kritikoi Prishtinën, për hapa të njëanshëm, ndonëse është Vuçiç ai që mburret se e ka dorën të plagosur për të nënshkruar marrëveshjen me Kosovën.

Natyrisht që në këto qëndrime në mes nuk qëndrojne parimet. Problemi i shkeljes së marrëveshjes me Kosovën është i vogël në krahasim me mbylljen e syve që Franca dhe perëndimi po tregojnë ndaj autokracisë së Vucicit dhe ngritjes së një shteti të korruptuar dhe të kriminalizuar prej tij. 

Ndërsa Makroni tha në Beograd se BE ka nevojë për një Serbi “të fortë dhe demokratike” ai harroi se zgjedhjet e 8 muajve më parë, OSBE i etiketoi si të njollosura nga mashtrimet. Si vend kandidat për integrim evropian që nga viti 2013, Komisioni Evropian gjithashtu e cilësoi Serbinë në raportin e tij të vitit 2023 me përparim” të kufizuar” në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Rastet e kërcënimeve, frikësimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj gazetarëve mbeten shqetësuese”, theksohej në raport. Por 3 miliardë deri në 2028 për industrinë luftarake franceze nuk janë pak.

©Lapsi.al


25 Comments

    1. Po te pakten mos na beje vaki si heren e kaluar …mos te themi prape na la i pari i vendit pa fisheke e pushket pa gjilpera…

    2. Kosova Ka Turqinë, dhe Turqija ju ka ndertue Xhamija pa fundë dhe pritê që tju ndertonë edhe ca të tjera,.. Se pse udhëheqsit dhe popullin në Kosovë, dhe në Shqiprie donë veç Xhamija, se për të bër tjera nukë kemi nevojë!!!🤔🤔🤔. Amerikën, Francën dhe botën demokratikë, përendimorë ne duhët që ti shpallim armiq, si po bën Albin Kurtin, Sali Berisha,( Edi Rama?) dhe siç ka bër në të kalumën Enver Hoxha terroristi. Pa dirita , ujë, shkolla dhe punë rrimë, por pa Xhamie dhe baballarë nukë rrimë dotë….

    3. LUFTA ME RUSIN SERBIN ESHTE NJE LUFT E FITUAR CFARDO QE TE PERPIQEN TE BEJNE NE UKRAHIN APO KOSOV AKOMA NE SHESH SKA DAL TEKNOLOGJIJA ,SFIDUESE QE AS EMRIN SJA DIJN DERI TANI JEMI ME PARTI ARMESH QE PO ZBRAZIN MAGAZINAT SEPSE KAN PRAK SKADENCE

    4. Kosova, dhe Lapsi sigurisht, po rëshqasin pa kthim drejt një bote familiare për Shqiptarët në Shqipëri.

      Vende të mëdha po bëhen agresive me Kosovën, kanë qëllime të fshehura, komplotojnë me armiqtë e jashtëm e të brendshëm. Kjo pastaj sjell në anën tjetër edhe heroin që ekspozon hipokrizitë, që qëndron stoik kundër këtyre armiqve dinakë dhe të poshtër.

      Është një film patetik që e kemi pa, e kemi provuar në kurriz. Si duket populli Shqiptar është i nëmur sepse po bie vazhdimisht në të njëjtin ferr pa fund.

  1. Vazhdoni çuna! Mos çani kokën për miqtë tradicionalë të sllaveve! Edhe sot e kësaj dite janë jashtë NATO s. Dava legenash. Dihej

    1. Po mirë o kar, enveri vau mbi 6000 shqiptarë e burgosi mijëra të tjerë qenka zotëri burë, ndërsa Berisha qenka krimineli ndërkombëtar!

      Ti qofsh për sa idiot je!

  2. Amerika e ka shpallur Berishën me familje ‘out!, të padëshiruar’, Enver Hoxha nuk kishte arritur deri në këtë të keqe. As Britania e Madhe s’e kishte bërë, edhe pse me Hoxhën ndau gjyqe të mëdha si për kanalin e Korfuzit dhe floririn. Ndërsa Sali Berisha mban në gjoks damkën britanike ‘kapo i krimit të organizuar’. Vite më parë, kur ndodhej në pushtet, në Parlamentin Britanik qeveria Berisha ishte thërritur ‘qeveri gangsterësh’.O mandi merru me salihun e Kurumit,albini i zgjidh vet hallet e tij.

  3. Normal qe nuk ka moral kur vjen puna per te bere biznes dhe kane qene francezet qe e ndane Mitrovicen ne Uren e Ibrit.. Albin Kurti ka treguar qe nuk bie nen presion as nga ky miu francez dhe as nga ai bythshpuari Grenell dhe as nga Esat Pashe Rama.. Vazhdo Gjigand Kurti perpara se Kombin e ke me vete nga Presheva ne Preveze !

    1. Kosova duhet te vendose me Kushtetute nese nuk e ka (ndjese per injorancen si shqiptar i shq. zyrtare) , se nje Bashkim formal (Asosacioni) i komunave me shumice sebe ne nje Organizate, eshte i jashteligjshem, sepse kercenim per Sovranitetin e Republikes Kosoves. Sa kohe serbet e Kosoves gezojne te drejta si minoritet, detyrat e Kosoves ndaj tyre jane kryer. Hiq Cifutet (e ndyre zioniste), askund ne bote Kushtetutat nuk lejojne organzime administrative e politiko ekonomike me baze etnike. Ky muhabet i nje Bashkimi/Asosacioni serb do mbyllur njehere e mire.

  4. Sa here me del para emri France, gjithmone me kujtohet ai marshimi i “paqes” qe aktruan udheheqesin tane fetare neper rruget e Parisit! Kuptohet, regjia ishte gatuar ne studiot e Surrelit! Por menyra si ishin kapur me njerin-tjetrin, dhe si benin xhiron, ishte e papame! 😀

  5. francezet kan qen tradicionalisht pro serb dhe anti shqiptar. Thjesht po vazhdojn traditen. Keta opqira francez dekonspironin operacionet e NATO-s gjat luftes ne Kosov. Ca mund te presesh nga ky shkurtabiqi ropqir qe tashme eshte ne ditet e fundit te karrieres politike.

    1. Eshte e vertet se franca ishte gjithmone ne anen serbe, franca formoj jugosllavin per ta penguar diminimin gjerman dhe austriak kuptohet…! Edhe kushner idh administratori i pare nderkomtar ne Kosove shkrun ne librin e tij mes tjerash: Presidenti i frances i asaj kohe Miteran me tha po shkon ne kosove…ndihmoje ate popull por mos harro serbet jane miqet tane..

  6. eshte per t’u hbitur me islamofobet e kosoves, kritikojne edi ramen se pse pranoi ndihma nga turqia per covidin , e kritikojne edi ramen pse pranoi lobimin e erdognit per te zhdukur pasojat e termetit, e kritikuan edi ramen pse pranoi nga turqia ndrtimin e 500 apartamenteve per te demtuarit nga termeti. Eshte per t’u habitur ng turkofobet e kosoves qe kritikojne madje pse turqia trajnon dhe sternvit ushtrine e kosoves dhe pse turqia furnizon me drone moderne bajraktar shqiperine e kosoven. turkofobet e kosoves nuk thone nje fjale pse serbine e armatosin me avione modern franca dhe me autoblinda shba-ja dhe nuk thone asnje fjale pse e armatosin serbine me arme moderne kina e rusia.

  7. Eh Shqipni e mjera Shqipni
    Dikur ishe BURRNESHE plake,
    Sot ne vrime te miut ke hi’
    Europa me ty po ban gallate.

    Tash fort e ke nbylle gojen
    E me fol ma s’ta mbane,
    Se vete shqiptaret t’a nxorren bojen
    Askush nuk te therret ma NANE.

    Pse gjithmone mban syte tek te tjeret
    Duke prite ndoji kocke te te hedhin?
    Eh..qyqar popull nga me te mjeret
    Mjeshtra qe njeri tjetrin vjedhin.

    Duket se e keni te veshtire t’a kuptoni
    Qe tashma s’mban ma uje pilafi,
    Nuk asht miku yne as Franca e as Makroni
    Gjithashtu as Gjermania e as Olafi.

    BASHKIMI ne NJI TRUNG e FLAMUR
    Per Europen vetem SHPERFIDHJE,
    Neper mend mos e coni kurre
    Qe KURVA “BE” te na jape zgjidhje.

    1. Une te rekomandoj të heqësh “syzet” dhe të kuptosh qe bota nuk është as “Bardh e zi” sic mendon ti se e shikojne te ndryshmit nga ty, por as aq më ngjyra sa mendon ti …pra :
      Perëndimi ose përgjithësisht vendet që determinojne politikën rajonale dhe botërore , kanë ne princip “Real Politiken” qe ka proklamuar Bismarck dikur!
      Armiq nuk i kemi , por as miq të pakushtëzuar ( dmth varësisht rrethanave rajonale apo globale ,bindjeve dhe emocioneve të qeverive të momentit etj )…
      Bota dhe politika sidomos ( si arti i të mundshmes ) kanë disa boshte ku mbështeten zoteri dhe një pjesë e ketyre boshteve rezultojne te jenë paqëndrueshme ,njëlloj si puna e motit qe mund te ndryshoje nga çasti në çast !
      Ja psh Rama , si rasti më tipik i një bythqiri që qeveris popullsinë numerikisht krahasuar me një lagje të Berlinit, dhe që i merr karin ne goje gjithkujt që jo vetëm ka pushtet por edhe që mendohet se mund të ketë potencialisht pushtet ( Trump si turpi i njerëzimit tek C.N.N ) , tregon sesa të varur jemi , jo vetëm nga Real politika, apo nga interesi i momentit i një fuqie rajonale apo globale , por psh , edhe nga menstruacionet/ lunatizmi dhe sjellja kinse politike e një jevgu/sulltan si Rama !

      1. Është çështje interesash. E kanë gabim disa këtu që identifikojnë Francën me dashurinë për sllavët, njëlloj siç e kanë gabim ata që identifikojnë Amerikën me dashurin/urrejtjen për Shqiptarët. Ata luajnë për interesat e kombeve të tyre përkatëse.

        Kosova dhe Shqipëria, si vende të vogla (si veç e veç si të bashkuara janë të vogla) duhet të luajnë me shumë zgjuarsi sepse pasojat për gabimet janë shumë të rënda. Ne nuk kemi luksin për drejtues shteti kokëfortë dhe autoritar, siç është dukshëm Kurti. Neve na duhen drejtues si Ibrahim Rrugova, që janë të mençur, të urte dhe vizionarë. Të tille që krijojnë aleatë, që ju ecën fjala, që janë mastër të diplomacisë. Lider sovranistë si Kurti apo si Enveri më përpara na çojnë drejt rrënimit.

  8. Ti o Islamiku, i orës 22:09, ta paskanë shpërla truni, shumë keq propaganda e politikanve hajdut shqip foles dhe propaganda e islamikve që dalin në telivizjonë Shqiptare, si në Kosovë, si në Shqiprie, si për shembull ilir Kulla, një mbeturina që bën propagandë e Turqisë dhe Rusisë, në telivizjonë Shqiptare. Që ta dishe ti dhe të gjitha mbeturina Otomanë, të ngelura në trojet e Gjergj Kastrijoti, Turqija në qoftë se të jepë një euro 💶, 50 të tjera ti vjedhë nga krahu tjerët bashkë me politikanët hajdut shqip foles.. Politikanët shqip foles, Turqinë, e kanë future në të gjitha kyqët e ekonomive të Shqiprisë dhe të Kosovës, dhe për të vetmën arsye për të vjedhur Shqiprinë dhe Kosovën së bashku Turq shqip foles dhe Turqi jo shqip folës. Ju veç shifin rastin e Kurumit, në Elbasan.. Dhe veç me kët shembull shumë të thjeshtë të tregonë se kushë ështe Turqija, Erdogani dhe politikanët tanë tradhtarë dhe hajduta ordinera. Turqija në Shqiprie dhe Kosovë gjith monë bashkë me tradhtarë a po pedo politikanët tanë, vjedhë dhe kontrollonë në Kosovë dhëndri i Erdogani ka araportet, minjerat, prandaj, trepça ka dale defiçit dhe tani po i paguanë populli nga taksat se pse as me pague rrogat nukë kanë (fitim?) si pasë Turqve. Qymyrin në Kosovë e kontrollonë Turqija. Në Shqiprie Turqija kontrollonë minjeratë bashkë me ilir Metën si do mosë ato të Burrelit, telekomin, Kurumit e famshëm në Elbasanit, dhe shumë ndertime rrugësh, ku vjedhja ështe e hatashme… Prandaj ik andej o debil dhe mosë na bëj edhe ti, propaganda boshë. Se ne e dimë shumë mirë se ku janë islamikët, politikanët tanë që na drejtonë dhe bota lindorë a po bota islamike në tersie. Janë në botë diku 58 Shtetë myslimanë, a di ti që të na tregoshe veç një vend ku shumica e ati vendi janë musliman dhe ai popull a po shet jetonë në paqë, demokracië dhe mirqënjë ekonomikë???? Ti flet se Turqija, paska ndimue Kosovën tek ushtrija? Sa për ndimën që i jep Turqija, kosovës në ushtrie, mosë me qëne Amerika e krishtër , Sebija bën në Kosovë, atë që po bën izrael në Gaza, o debila islamikë të prapambetur… Po pse Turqija, Erdogani, a po vendet Muslimanë në tersie nukë po mbronë Gazën???????? Pse Turqija nukë po ndimonë ushtine e Hamasit?? Se Gaza ështe një 100 milonë herë më me rënsie strategic për Turqinë dhe për botën Muslimanë se sa kosova. E verteta ështe se të gjitha vendet Muslimanë, kurë vjenë puna tek vendimet globale dhe ku ka interes Amerika dhe Evropa nuke i pytë njeri. Vendet më me ndikim tek Amerikanet janë Arabija Saditë dhe Katari, se pse ata kane vajë, nafte dhe kanë ndikim. Por prap bota përdimore nukë i pytë farë, kura këta të fundit kanë interesa madhore. Prndaj o laraska islamike mose folni kotë, dhe thani faliminderit o Zot sa të kemi Amerikën dhe perëndim me veti se për ndryshe do ju dukët lule Gaza. E verteta ështe se Franca, kurrë nuke na ka vrarë dhe vjedhë siç na ka bër Turqija dhe vazhdonë të na vjedhë për ditë edhe sotë që flasim bashkë me politikanët tanë tradhtarë hajdut ordiner. Albin Kurtin, ështe një mbeturina anti përdimor, otokrat , njësoj si shumica e pedo( politikanve) se pse nuke meritonë që ti quashë politikan që na kanë drejtue dhe vazhdonë që të na drejtonë. Rrofte bota përdimore demokratikë. Poshtë mentaliteti primitiv, barabar, Turko-islamik- komunist – lindor..

  9. turkofobet grekofile ne shqiperi dhe ata ne kosove nuk thone nje fjale pse franvca antishqiptare armatose serbine me aeropane moderne sic bewjne edhe kina e rusia , nuk thone nje fjale pse kurti po mbron sovranitetrin e kosoves, shqipfolesit serbo-grekofiole bene namin pse serbia i kerkoi turqise qe ti shese drone bajraktar. turkofobet turkofoizmin e kane maske gjoja patriotizmi. islamofobet serbo-grekofile nuk thone nje fjale pse nuk u miratua propozoimi i bashes per 50 milion euro ndihme ushtarake per kosoven , ne nje kohe kur qeveritaret shqiptare dhe ministrat e shqiptare vjedhin me qindra miliona euro te parase publike neper tendera.shqipfolesver serbofile nuk u pelqen pse turqia eshte forca e dyte ushtarake ne nato dhe pse ajo eshte aleate e Shqiperise

  10. listat që do të prodhojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Dash Shehi, Fatmir Mediu e Agron Duka.

    Një fotokopje që e kanë parë e stërparë për 33 vjet. Maksimumi, “tigrat e zbutur” do të bërtasin pas shtatorit, duke kërcënuar se do bëjnë namin deri në zgjedhje. Po janë të njëjtët, ata që i gjithë elektorati ja ka mësuar jo vetëm huqet e veset, por edhe gjuhën e trupit.

  11. AS NE BEOGRAD NUK GJEN GAZETE KUNDER KOSOSOVES SIC ESHTE GAZETA TEMA E MERO BAZES, SUOERSERVILIT TE SALI BVERISHES TE CILET KANE QENE ARMIQ TE BETUAR TE UCK-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *