• |
ide | kryesore

Pamjet nga vendi i ekzekùtìmit të 36-vjeçarit në Shkodër, policia në ndekje të autorit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodër



Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar paraprak në lidhje me ekzekutimin e 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të premteje në lagjen “Ahmet Haxhia”.

Pasi është raportuar për krimin e rëndë, blutë e Shkodrës shkuan në vendin e ngjarjes. Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.


Ndërkohë vajojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po kush është Elis Rroshkodoli?

Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

36-vjeçari është arrestuar më parë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet rumune, për plagosjen e pronarit të një lokali.

Rroshkodoli është arrestuar 10 vite më parë për pjesëmarrje në një grup që kryente vjedhje në Belgjikë.

Ndërsa Rumania e kërkon pasi në prill të vitit 2023, 36-vjeçari shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje.

Mësohet se sherri kishte nisur në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari ishte ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka goditur pronarin e lokalit. Më pas është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosurin të mbuluar në gjak.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *