• |
ide | kryesore

PD kërkon të pamundurën, çon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë një padi në Kolegjin Zgjedhor ku kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë ku fitues u shpall Vangjel Tavo i PS.

Kjo padi vjen vetëm pak ditë pas vendimit të KAS, që i cilësoi të vlefshme zgjedhjet në Himarë. Përmes këtij ankimi koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit të KAS, qe njohu Tavon si kryetar bashkie.

Lexo më tej: KAS rrëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë 

Më konkretisht të djathtët kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit dhe rispërsëritjen e tyre. Kolegji zgjedhor është hallka e fundit e shqyrtimit duke dalë me një vendim të formës së prerë që më pas do t’i hapë rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryetar bashkie në Himarë.

Kujtojmë se Vangjel Tavo fitoi me më shumë se 1400 vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

PD


5 Comments

  1. Po normale, sherbetori i grekeve do u pergjigjet te gjitha kerkesave te padroneve grek. Saliu na u be qirje Saliu. Mir qe ja qan hallin grekeve qe nuk ua fali dot Himaren, po cka ky qirje Saliu qe nuk e ze gjumi as per hallin e Kurumit tani? Per kete mut kompani qe vodhi e shfrytezoi rend fare burimet e Shqiperis e pastaj i flaku ne rrug puntoret qe i paguante nje kothere vetem se u kap me presh ne dor (nga te huajt e jo nga ne, se te ishte per ne…). Cfar te ket vall ky njeri i ndershem, ky qirje Saliu qe e kan akuzuar boterisht si hajdut kot? Sa shum i dhimbset ky Kurumi ketij qirjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *