• |
ide | kryesore

Përfshihet nga zjarri gjatë natës kati i dytë i banesës në Berat, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike

Lajme, Të fundit



Kati i dytë i një banese është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Bëhet me dije se 8 personat e familjes që jetonin në këtë banesë, ndodheshin në katin e parë kur kanë vënë re tymin dhe zjarrin. Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, ndërkohë që janë përpjekur edhe vetë të shuajnë flakët.

Si pasojë e zjarrit mësohet se është shkrumbuar totalisht kati i dytë i banesës. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *