• |
ide | kryesore

Pjesë e një grupi shpërndarësish drøge, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e Bolonjës në Itali, si anëtarë të një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike nëpër qytet. Të arrestuarit janë 39 dhe 43 vjeç, kurse emrat e tyre nuk u publikuan.

Policët pikasën në fillim lëvizjet e dyshimta të 39-vjeçarit që hyri në banesë dhe më tej shoku i tij që doli dhe la derën hapur, teksa bënte edhe mbikëqyrësin e zonës. Ndërhyrja në aksion dhe kontrolli i ambienteve zbuluan 23 gramë kokainë dhe 720 euro cash.

Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në dhomat e sigurisë me urdhër të Prokurorisë, në pritje të seancës së vlefshmërisë.

Edhe në Urbino është arrestuar një tjetër shqiptar 35-vjeçar për akuzën e vjedhjes së një banese, kurse miku i tij arriti të arratisej në momentin e fundit. Policia tha se mori sinjalizim nga pronari i banesës se autorët kishin hyrë duke vjedhur çelësat e makinës, një sasi parash dhe sende personale me vlerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *