• |
ide | kryesore

Po trafikonin kokainë drejt Romës, arrestohen 2 korrierët shqiptarë

Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme aksionin në L’Aquila, me ndihmën e kolegëve të stacionit të Sassa-s dhe Tivolit, nga ku u arrestuan një24 dhe 28-vjeç, shqiptar. Në fakt emrat e tyre nuk u publikuan, të dy me banim në L’Aquila, teksa destinacion i kokainës që posedonin ishte tregu ilegal i zonës dhe kryesisht në Abruzzo dhe Tivoli.

Ndërhyrja e policisë i dha fund trafikut të gjerë të drogës, duke sekuestruar tre pakot me mbështjellje natribani dhe mbi to të stampuara me “Gamel”. Mediat italiane raportojnë se prej disa ditësh autoritetet ishin në gjurmët e dy të arrestuarve, të dyshuar për trafik droge dhe sasia e kapur e kalon shifrën e 100 mijë eurove në treg.

Ndërhyrja nisi në orën 18:00 të mbrëmjes së enjte, teksa mjeti me të cilin lëviznin të dyshuarit u ndalua për kontroll në postbllokun e organizuar të Guidonia, jashtë Romës. Krahas drogës, u sekuestrua edhe shuma e parave të gatshme prej rreth 50 mijë eurove, e gjetur tek shqiptarët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *