• |
ide | kryesore

Dy të mitur mes shtatë viktimave të përmbysjes të autobusit në autostradën e SHBA

Arkiva, Lajme, Planet



Shtatë njerëz janë vrarë dhe dhjetra u plagosën mëngjesin e sotëm. Një autobus pasagjerësh humbi kontrollin e doli nga autostrada duke u rrotulluar disa herë në Mississippi, SHBA. Mes të vrarëve të tragjedisë raportohej se janë edhe një vëlla e motër me moshë respektivisht 6 e 16 vjeç.
Tridhjetë e shtatë pasagjerë të autobusit që shkonte drejt Meksikës, u dërguan në spitalet e qytezave Vicksburg e Jackson me plagë të ndryshme. Autobusi tip Volvo i vitit 2018 u përmbys jashtë autostradës pranë Bovina. Nuk është ende e qartë nga cili qytet mjeti ishte nisur, por disa nga pasagjerët kishin pasaporta meksikane.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *