• |
ide | kryesore

Kërcënimi ndaj Dukës, motivi dyshohet mospërfshirja e një lojtari në listën e kombëtares

Lajme, Të fundit



Publikimi i listës së grumbullimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit i ka shkaktuar probleme kreut të FSHF-së Armando Duka. 5 persona e kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe janë vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se motivi ka të bëj me faktin se djali i presidenti t♪7 KF Iliria, Nazmi Selmani, nuk është thirrur në skuadrën Kombëtare të futbollit.

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portier i Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.

Mësohet se perveç sms-ve, disa prej personave të arrestuar në mënyrë demonstrative kanë shkuar të banesa e Dukës. Policia pas marrjes së njoftimit ka arrestuar 5 personat, konkretisht presidentin e Klubit të Futbollit Iliria Nazmi Selamin, Petrit Selmanin, Redian Locin dhe dy futbollistët e Ilirisë, Brajan dhe Santiago Selmani dhe dy persona të tjera janë proceduar në gjendje të lirë.


5 Comments

  1. Paguaj taksen dhe djali perfshihet ne listen e kombetares bile sa me e larte taksa mund te jete dhe portieri i pare i kombetares😂😂😂

  2. Pra kuptuam qe Uzuni, Cikalleshi dhe Bare nuk shkuan ne Europian prej Dukes! Kjo eshte kombetarja shqiptare e mutit, oheeh iheej beni shqiponjen me duar heej shqipe!

  3. Se harrova, Hysaj shet ndeshjet per Duken! Pergjojani telefonat te dyve dhe del pislleku i shkodranit qe s’e meriton me ken shkodran!

  4. Si nuk ka mbetur gje ne kete vend qe nuk shitet ee blihet. As ne vendin me te humbur te Afrikes nuk ndodhin keto pislleqe!!!
    Sa turp me qene shqiptar!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *