• |
ide | kryesore

Libri i Virgjil Muçit/Intervista me armikun serb

Stil, Të fundit



Pak javë më parë ka dalë në qarkullim një libër interesant i letrarit dhe diplomatit Virgjil Muçi që ka si synim ti njohë lexuesit me fqinjët tanë serbë, mentalitetin, kulturën, mitet dhe politikën e tyre. I titulluar në mënyrë provokative “Intervistë me Armikun”, ai është konceptuar në dy pjesë: pjesa e parë përbëhet nga një tog intervistash me personazhe të spikatur të shoqërisë civile dhe të jetës artistike e kulturore në Serbi. Aty mund të lexosh mendimet e njërit prej shkrimtarëve më në zë në Beogradin e sotëm, Flip David, i cili mbron tezën se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se më e mira për interesin e saj ështe që ta njohë atë. Aty mund të njihesh me idetë interesante të antropologut Ivan Çoloviç, që analizon mitin e betejës së Fushë Kosovës dhe menyrat si është manipuluar me të.

Pjesa e dytë përmbledh disa shkrime të pas vitit 2015 kur autori ka jetuar në Beograd  di diplomat, që reflektojnë tematika që kanë të bëjnë me shoqërinë serbe dhe, në një mënyrë ose tjetër, raportet e saj me Shqipërinë.

Në parathënien e vet autori shkruan:

“…ky libër lindi nga një nevojë e hasur në një periudhë të caktuar të jetës sime, kur puna e solli që të jetoja dhe të punoja për një kohë jashtë vendit si diplomat, më konkretisht në Beograd. Përvoja dhe kontaktet në kryeqytetin e Serbisë më ofruan mundësinë të kuptoj se sa pak serbët na njihnin – madje edhe më pak nga ç’i njohim ne ata – dhe, çka ishte më e keqja, shpesh golla e mosnjohjes ishte e mbushur me paragjykime gjithfarësh. Sigurisht e gjithë kjo vinte nga ajo mbyllje hermetike që na ishulloi nga fqinjët e nga bota e madhe dhe që ne e përjetuam për afro pesëdhjetë vjetë. Por ky gjykim do të ishte tejet reduktiv sikur mosnjohjen ta lidhësh vetëm me këtë dukuri”. ©LAPSI.AL


2 Comments

  1. Pavaresisht se ky liber vlen per te njohur me mire armikun tone dhe sigurisht qe edhe tek gabelet serve ka njerez qe e dine te verteten ky liber vlen per te njohur me mire ata qe duhen shfarros nga Ballkani.

    Paqja vjen nese shfarrosen servet dhe per kete ky liber na vlen.

    Virgil Muci nga ana tjeter eshte nje intelektual I seres se larte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *