• |
ide | kryesore

Shkodër, italiani aksidenton me makinë 68- vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar në Shkodër këtë të shtunë. Sipas informacioneve nga Policia ngjarja është regjistruar rreth orës 13:20, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *