• |
ide | kryesore

Situata me zjarret në vend/ Mbrojtja: Janë raportuar 24 vatra, 20 janë shuar

Lajme, Të fundit



Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 24 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 20, ndërsa 3 prej tyre janë nën monitorin, ndërkohë që njëri është ende aktiv.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Mallakastër, Finiq, Dropull, Vau Dejës, Shkodër, Pukë.

Aktualisht, po punohet në:

Qarkun e Kukësit, në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Punonjësit e njësisë administrative Surroj po monitorojnë situatën; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës, vatra e zjarrit në zonën pyjore është izoluar plotësisht. Po mbahet në monitorim nga punonjësit e njësisë administrative.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po punohet për izolimin e vatrës: 6 forca policore, 4 forca zjarrfikëse, 9 forca nga Shërbimi Pyjor, 6 forca vullnetare, 6 forca bashkiake dhe 1 forcë nga ADZM; në fshatin Mal – Bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Për momentin situata është e qetë. Po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *