• |
ide | kryesore

8 orë me dyer të mbyllura në Dajt/ Ç’ndodhi në mbledhjen e thirrur nga Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dajt



Ka zgjatur mbi 8 orë mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe drejtues institucionesh e zhvilluar në vilën qeveritare në Dajt. Rama u largua pa folur për mediat pas kësaj mbledhjeje. Në të njëjtën mënyrë u larguan edhe ministrat apo pjesëmarrësit e tjerë në mbledhje.

Për momentin detajet janë të pakta nga kjo mbledhje, por mediat raportuan se në takimin me dyer të mbyllura është diskutuar për disa çështje siç janë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, komunikimi në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria dhe integrimi.

Një pjesë të rëndësishme e diskutimit ishte ajo për zgjedhjet e 2025. Mbledhja ishte e ndarë në 4 sesione diskutimesh. Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit Edi Rama, ka folur për rëndësinë e komunikimit të deputetëve e ministrave në rrjetet sociale. Blloku i dytë ishte ai social, blloku i tretë është i sigurisë, blloku i drejtorëve dhe blloku i integrimit. Mes ministrave që folën ishin Ulsi Manja, Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.

Sa i përket planit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, fjala i është dhënë kryenegociatores Majlinda Dhuka. Në takim ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe drejtorët e institucioneve të varësisë.

Pas një jave më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet të ketë ndryshime në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe. ©LAPSI.al


5 Comments

  1. Interesi zero. Duan te vjedhuin dhe 4 vjet. Jane te pangopur dhe duan te ruaj e tregun me cdo kusht. Shqiperia eshte miniere ari per keta zuzare, qe skane din e iman.

  2. Jane puntore te medhenj,punojne pa pushim gjithe ditet e javes.I ra bretku per kete pobpolo🤑🍆🥰😂🥒💩👺

  3. Jane punonjes te privilegjuar te Administrates Drejtore, Ministra qe kane rroga 2-3 mil leke, dhe notojne ne lluks, te gjithe familjaret e tyre me biznese, aksionere ne kompanite me te medha ne vend, me llogari pafund ne bankat offshore.
    Jane politikanet me te pasur ne rajon.
    Keta jane te gjithe 5D. Dhe sa te pangopur ndjehen sa te babezitur. Hajnia e ngritur ne sistem.
    Blejne dhe kercenojne opoziten, blejne dhe kercenojne mediat, blejne shoqerine civile ,perdorin banda vrasesish per trembje dhe kercenim, kercenojne administraten , jane gati te bejne cdo gje te hane dhe kokat e njeri tjetrin vetem te jene ne pushtet. Ka degraduar gjithcka. Nje komb i tere qe rri peng i nje kalbesire politike si rilindja e llumit Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *