• |
ide | kryesore

E rëndë në Maliq/ 28-vjeçarja rrihet barbarisht nga burri dhe vjehrri

Arkiva, Lajme, Të fundit
28



Një 28-vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, në ambientet e shtëpisë e tyre në qytetin e Maliqit. 

Sipas informacioneve, çifti kishte pasur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti, shtetasi me iniciale E.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Në konflikt, i cili dyshohet të jetë për motive xhelozie, është përfshirë edhe vjehrri i të resë, i cili bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28-vjeçares.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat e te resë dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka vënë në pranga bashkëshortin 31-vjeçar, i skeduar nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka proceduar në gjendje të lirë babanë e tij.

Në harkun kohor të 24 orëve, ky është rasti i dytë i dhunës brutale ndaj grave në juglindje. Një ditë më parë Bledar Trëndafili leu me benzinë gruan me të cilën ishte në proces divorci, Melisa Trandafilin dhe tentoi ta djegë të gjallë. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *