• |
ide | kryesore

EMRAT/ Korrupsioni me lejet e ndërtimit, detaje të reja nga arrestimi në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit
elbasan



Me urdhër të SPAK u arrestua këtë të diel me akuzën e korrupsionit një person të tretë lidhur me rastin e abuzimit nga punonjësit e IMT Elbasan me një rast të prishjes së një banese në këtë qytet. Në kuadër të operacionit “Deceit” në pranga u vu 51-vjeçari, Gentian Bako, i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Çështja ishte hapur fillimisht nga prokuroria në Elbasan ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i IMT-së, Andri Mehja dhe inspektori Bardhyl Qehja. Nga hetimet ka dalë se Bako ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synimin që të mos i prishnin shtëpinë.

Nisur nga këto rrethana prokurori i çështjes Elvin Gokaj, në datën 29 Gusht 2024 ka kërkuar menjëherë arrestimin e Gentian Bakos. Arrestimi i tij është bërë në qytetin e Elbasanit, ndërsa më pas është transferuar në Tiranë, ku pritet që këtë javë të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gentian Bako është një personazh i verifikuar nga policia në disa ngjarje të rënda kriminale në Elbasan.
Denoncimi u bë fillimisht në emisionin “Stop” në Tv Klan ku me një kamera të fshehtë u zbulua rasti i korrupsionit tek drejtuesit e IMT së Elbasanit. Një biznesi në këtë qytet i kanë vënë një gjobë për ndërtimin e një tende pa leje. Me anë të një sekseri, kryeinspektori i IMT-së Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysmë Lekë për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë Lekë.

“Stop” e takoi kryeinspektorin e IMT-s, i cili premtoi, se do të ulte gjobën. Fillimisht Mehja mori si kapar 300 mijë Lekë të vjetra dhe më pas edhe pjesa tjetër prej 2 milionë e 200 mijë lekë të tjera iu dha në dorë kyeinspektorit brenda një automjeti. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *