• |
ide | kryesore

Dalin Exit Poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve rajonale në Gjermani

Arkiva, Lajme, Të fundit
lokale



“Bum” votash për të djathtën ekstreme në zgjedhjet rajonale të zhvilluara në Gjermaninë Lindore, në landet e Saksonisë dhe Turingisë. Sipas exit poll-eve të para të publikuara nga ZDF në mbyllje të qendrave të votimit, e djathta ekstreme AfD është përpara rivalëve në Turingi.

Kjo është hera e parë për një parti të ekstremit të djathtë që kryeson në këtë land që nga viti 1945. AfD është në rrugën e duhur për të marrë fitore të rëndësishme edhe në Saksoni. Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) është bërë partia më e fortë në Turingi me 30.5% të votave, sipas exit poll-eve.

Bashkimi Demokristian (CDU) ka rënë në vendin e dytë në këtë rajonit me 24.5% të votave. Ndërsa në Saksoni, CDU mbetet partia politike dominuese, por me vështirësi. Ata morën 31.5% të votave ndërsa AfD 30%. Një parti e krahut të majtë e themeluar vetëm 1 muaj më parë e udhëhequr nga Sahra Wagenknecht (BSW) ka arritur një sukses të madh, duke arritur 16% të votave në Turingi dhe 12% në Saksoni.

Shumë ekspertë i shohin rezultatet e këtyre zgjedhjeve si një barometër të ndjenjës publike për qeverinë aktuale përpara zgjedhjeve të ardhshme kombëtare të Gjermanisë që do të mbahen pas pak më shumë se një viti.

“Ky është një sukses historik për ne” – tha bashkëkryetarja kombëtare e AfD, Alice Weidel. Në të dy rajonet federale, rezultatet e zgjedhjeve të kësaj të diele thonë se do të jetë shumë e vështirë për të formuar një qeveri. Është jashtëzakonisht e pamundur që ndonjë parti tjetër të pranojë të vendosë AfD në pushtet duke iu bashkuar asaj në një koalicion.

Sekretari i përgjithshëm kombëtar të CDU-së, Carsten Linnemann tha se partia e tij do t’i përmbahet refuzimit të saj prej kohësh për të mos bashkëpunuar me grupin e ekstremit të djathtë. Pakënaqësia e thellë për një qeveri kombëtare koalicioni, e njohur për luftën e brendshme, e kombinuar me ndjenjat anti-emigracion dhe skepticizmin ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën, kontribuan në ngritjen e partive populiste në rajonet e Gjermanisë Lindore.

AfD është më e fortë në pjesën lindore dhe ish-komuniste të vendit. Agjencia gjermane e inteligjencës i mban nën mbikëqyrje zyrat e kësaj force si grupe ekstremiste të krahut të djathtë. Zgjedhje rajonale do të ketë më 22 shtator në shtetin lindor gjerman të Brandenburgut, aktualisht i udhëhequr nga socialdemokratët e kancelarit gjerman Olaf Scholz. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Ju qifsha robt se AFD eshte parti i vlerave dhe per lirite dhe te drejtat e gjermaneve. Nuk eshte parti kurve sic jane keto qe jane “as majtas as djathtas. Po te jesh parti e vlera e socialistet dhe burokratet e Europesne te etiketojne “extrem” i djathte.

  2. SI KA MUNDESI QE E MAJTA SJELL PROSPERITETI DHE NJEREZIT I DALIN KUNDER

    TE MAJTET SHKOJNE NE TE MAJTE ME AXHENDA DHE THONE E DJATHTA EKSTREME

    PSE EKSTREME THJESHT KA RUAJTUR VLERAT E DIKURSHME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *