• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, banesa përfshihet nga flakët, shkaktohen dëme të shumta materiale

Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtyllë në Korçë, pas shpërthimit të një bombole gazi. Shpërthimi ka ndodhur në një nga dhomat e banesës, ndërsa flakët kanë djegur totalisht orenditë e një dhome.

Zjarri ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur me të, por fatmirësisht është vënë në kontroll nga zjarrfikësit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *