• |
ide | kryesore

Banorët e Thumanës protestë para Kuvendit: Rama fshihet si mi, nuk ngopet me para!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qytetarët e Krujës ditën e sotme kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Kuvendit, teksa paralelisht ka nisur edhe sesioni i ri parlamentar. Banorët shprehen para Kuvendit se Rama mbetet një nga ata zyrtar që shantazhon dhe bën masakra mbi popullin.

Sipas qytetarëve të Krujës Rama në vend që të vinte dhe të përballej me ta ndaj kërkesave të vazhdueshme të tyre për akses në autostradën Thumanë-Kashar, ikën dhe nuk pranon negociata me banorët.

“Ju cënon e shnatazhon jetën, bën masakra me popullin. Të gjithë rrinë nëpër stola e s’protestojnë për jetën. Do hysh në histori si maskarai më i madh, që kërcënon media, që e mbajnë veten për media e lirë. Ju jeni media më e korruptuar e Ramës, turp për popullin e Ramës, që fshihet si mi e s’na jep përgjigje. Me votën e popullit është vendos, nuk ngopet me pare, në burg do i marrësh masakara,” tha një nga protestuesit para Parlamentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *