• |
ide | kryesore

PAMJET/ Beleri pritet me fishekzjarre në Himarë pas lirimit nga burgu

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri



Pritet nga njerëz të shumtë në shëtitoren e Himarës pas daljes nga burgu eurodeputeti i Greqisë dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Atë e pritën me  simpatizantë si dhe qytetarë himarjotë. Eurodeputeti u prit me brohoritje dhe fishekzjarre.

“Të dashur himarjotë, nga Vranishti në Borsh dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen këta 15 muaj. Janë nder i madh për mua zgjedhjet e Himarës. Më burgosën me të padrejtë, më fajësuan me pa të drejtë dhe me pa të drejtë erdhën këtu deputetët. Nuk kanë pse ju dhunojnë dhe shantazhojnë”, tha ai.

Beleri tha se burgosja e tij ishte e padrejtë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo se po kërkojnë të përçajnë Himarën. Eurodeputeti më i ri i Greqisë vlerësoi rolin që luajti Athina zyrtare në mbrojtjen e figurës së tij, duke thënë se shpina e himarjotëve mbrohet edhe nga kryeministri helene Kyriakos Mitsotakis.

”Asnjë luftë nuk shkon e humbur. Nuk jemi vetëm, kemi kryeministrin grek, shtetin grek dhe ambasadoren greke. Në këtë luftë kemi me vete edhe shqiptarët e ndershëm. Ata që janë që besojnë te e drejta. Kur ishim ne Himarjotët problem për Shqipërinë? Në ‘97 ra shteti dhe Himarjotët paguanin ujë e drita. Ata që nuk i japin dot vendit të tyre mirëqenie kërkojnë armiq. Nëse jemi të bashkuar do kemi edhe zotin me vete”, nënvizoi ai.

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, rasti i të cilit shkaktoi jo pak bujë, u lirua me kusht nga burgu këtë të hënë. Kushti kryesor ishte që Beleri, tashmë deputet i Parlamentit Europian, duhet të mbajë 5 javë kontakte me shërbimin e burgut. Beleri u burgos më 2023 dhe u dënua me vendim të formës së prerë në qershor 2024. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Himara Autonome
    ZBeleri
    Lirimi i juaj me kushtesht dhe fillimi i lirimit te Himares me kusht

    Burgosja e juaj ishte dhe burgosja e
    Himares

    Lufta e juaj esht dhe lufta e cdo Himarjoti te ndershem
    Qe do dhe rrespekton Himaren
    Familjen veten dhe mbar showerin
    Himarjote

    Heroizmi juaj esht
    Trashegimnia e kapetaneve
    Te Himares
    We sakrifikojne edhe veten
    Per ceshtjen e patriotizmit
    Himarjot

    Lirimdhe pune te mbare ne
    Parlamentit Evropjan

    Lufta e jone do vazhdoje
    Deri ne kurorezimin
    E lirise dhe te drejtave tona

    Derisa nevet te jemi te lire dhe
    Zoter te trojeve tona
    Lufta jone do vazhdoje derisa
    Himara te fitoj ato qe i ka mohuar
    Shteti Shqipetar

    Fitorja e jone dhe clirimi i Himares nga makabra komuniste shqipetsre ne Himare

    Do te fitohet
    Me ATUONOMINE E KRAHINES SE HIMARES

    KU AJO DO TE JET VET VENDOSESE
    PER CESHTJEN HIMARJOT
    EDHE NJEHERE URIME
    LIRIM TE MBARE DHE PUN TE MBARE PER TE ARDHMEN
    HIMARJOTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *