• |
ide | kryesore

Drejtori i BAN: Për kontejnerët me mbetje që dolën nga Durrësi na njoftoi një informator

Arkiva, Lajme, Të fundit
drejtori



Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, që ngriti alarmin dhe bëri të mundur që kontejnerë me mbetje të rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit bllokohen, tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se mbetjet i zbuluan pas informacionit të dhënë nga një informator. Ai u shpreh se informacioni i marrë u verifikua me prova dhe foto duke çuar deri në bllokimin e këtyre kontejnerëve, që siç tha përmbajnë materiale të rrezikshme toksike.

“Ne na u dha ky informacion nga një informator që kishte frikë t’i shprehte botës se kush është. Ishim të kujdesshëm për ta verifikuar informacionin, morëm foto të ngarkesave dhe prova të ngarkesave të kaluara drejt Kinës që u bllokuan nga kinezët në prill. Ne zbuluam të njëjtën kontejnerë që po ngarkoheshin në portin e Durrësit me një material me ngjyrë kafe.

Ai material u analizua nga kinezët që kishte më shumë se 8% të plumbit, që e bën atë një mbetje të rrezikshme. Të gjitha shifrat e dërguara nga informatorët na treguan për një problematikë të vërtet, edhe pse këta 102 kontejnerë që ne kërkuam të kthehen nuk janë analizuar.

Jemi 95% të sigurt se janë mbetje të prodhuara nga industria, nga pluhuri i furrës, mbetje toksike sipas Konventës së Baselit. Nuk jemi plotësisht të sigurt për materialin. Për mua është e jashtëzakonshme që e keni atë material në portin e Durrësit dhe e lini të hapur, nuk mund të lini një material të tillë të hapur. Pa ditur askush se çfarë përmban, rreziqet nëse bie shi, nëse fryn era që mund të përhapë këtë material. Pamë foto të mënyrës si po ngarkoheshin, me një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerin, nuk ishin të vulosura”, – tha drejtori i BAN.

/LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *