• |
ide | kryesore

Dyshohet se u përdor nga Putin si “agjente”, gjendet e ngordhur balena spiune në Norvegji

Lajme, Të fundit



Një balenë beluga e dyshuar se ishte trajnuar dhe përdorej nga Rusia për spiunazh, është gjetur e ngordhur në brigjet norvegjeze.

Trupi i balensës me nofkën Hvaldimir, u gjet duke lundruar në qytetin jugperëndimor të Risavikës dhe u dërgua në portin më të afërt për ekzaminim.

Balena u pa për herë të parë në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë me një kamerë GoPro të bashkangjitur në një parzmore që shkruante “Pajisjet e Shën Petersburgut”.

Kjo ndezi thashethemet se gjitari i detit mund të jetë një balenë spiune – diçka që ekspertët thonë se ka ndodhur edhe më parë në të kaluarën.

Me një moshë të vlerësuar rreth 15 vjeç, Hvaldimir nuk ishte i moshuar për një balenë Beluga, jetëgjatësia e së cilës mund të arrijë 60 vjet.

Balena u bë e njohur në vend si Hvaldimir, një lojë fjalësh për fjalën norvegjeze për balenë, “hval” dhe presidentin Vladimir Putin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *