• |
ide | kryesore

Forumi Strategjik i Bledit, kryeministri Rama mbërrin në Slloveni

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Forumi do të zgjasë dy ditë teksa mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Gjithashtu mësohet se në këtë Forum, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ky Forum mbledh liderë dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar çështje të ndryshme dhe zhvillohet çdo vit në qytetin malor të Bledit në Slloveni. Forumi është një platformë për dialog dhe këmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballin kombet dhe rajonet. Ngjarja ka për qëllim të ofrojë një mundësi për liderët politikë, akademikë dhe ekspertë të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për çështje strategjike dhe globale.


4 Comments

  1. Ky mother fukeri ngeli duke bredhur shtet me shtet ! A thua se eshte kryeministri I ndonje shteti tjeter duke kakuar 3/4 e kohes jashte vendit dhe me pak se 1/4 e kohes ne vendin e tij!

  2. Ky. vjen ne Shqiperi vetem te takoj zahon, se ka vite qe nuk i intereson me si shkojne punet ketej. Ka lene Belen sa ta hedh dhe ate si limon i shtrydhur, pas beles kush ka rradhen dhe ai vete rrugeve te eu, duke bere si interesant me atlete te bardha. Carterin e ka me te madh se te Macron. Ben nga nje asamble e shty 6 muaj. Me kete kryeminister idiot totalisht i peshtire ne llojin e tij, prezantohet shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *