• |
ide | kryesore

Fundi i farsës Beleri/ Drejtësia e toleroi kur si duhej më Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme
beleri burg



Gjykata e shkallës së parë të Fierit i ka dhënë fund sagës 15-mujore të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri duke përmbyllur kështu një kalvar që filloi me mesazhet politike të Edi Ramës për goditjen e tij para zgjedhjeve të 14 majit, që vijoi me pagesën e një provokatori fallco nga policia, që u pasua nga prova, dokumenta zyrtare, çertifikata penaliteti të falsifikuara, që vijoi me procese alla KGB, ku nuk u lejua ballafaqimi i dëshmitarëve, etj. Ajo që bën përshtypje është fakti se ish kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, u lirua me kusht 6 javë para afatit. Në këtë zemërgjerësi nuk luajtën rol as akuzat se ai ka qenë pjestar në vrasjen e Peshkëpisë, as ato se ka djegur flamurin shqiptar, as se do të rrëmbejë Vorio Epirin dhe helenizojë Himarën. Ai u trajtua si çdo qytetar tjetër i këtij vendi që për “sjellje të mirë” lirohet përpara përfundimit të dënimit.

Lexo me tej:

Beleri pas daljes nga burgu: Zgjedhjet e 4 gushtit ishin në të gjitha aspektet e paligjshme, në PE do të ngre zërin për padrejtësitë         

Interesant është të shikohet se si aplikim elastik i ligjit nuk ka qenë i tillë, për gati më shumë sesa një vit. 

Pasi u zgjodh në 14 maj kryebashkiak nga qytetarët e Himarës, ndonëse i burgosur prej dy ditësh me akuzën e vjedhjes së votave, Beleri kërkoi vetëm një gjë: pak minuta sa për t’u betuar dhe sërish le të kthehej në burg. Por një sërë institucionesh dhe mbarë sistemi i drejtësisë ia refuzuan këtë mundësi që vinte në vend vullnetin e sovranit.  

Refuzimi i parë i erdhi nga Drejtoria e Burgjeve. Në kërkesën e parë, Beleri kërkoi 4 orë leje që i duheshin për t’u betuar. Përgjigjia ishte negative. Justifikimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve qe se leja jepet për sëmundje, për ceremoni mortore ose provime për të ndjekur studimet. Beleri s’plotësonte asnjë nga këto 3 kushte.

Në shtator 2023, ai u ankua në gjykatën e Durrësit. Kërkesa ishte e njëjtë. Disa orë leje, për të dalë nga burgu dhe për t’u betuar si kryetar bashkie i Himarës. Por siç bëjnë rëndom gjykatat tona kur nuk kanë zgjidhje Durrësi filloi ta sorrollasë. Gjykata e këtij qarku e çoi kërkesën për interpretim në Gjykatën e Lartë.

Media greke/ Belerin e dënoi Rama me mbështetje ndërkombëtare

Në nëntor 2023, Gjykata e Lartë, po me stilin e sorrollatjes e pasoi vendimin tek Gjykata e Posaçme (GJKKO). 

Në dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e Belerit për lejen e betimit. Edhe heroi i fëmijëve tanë prokurori i SPAK, ishte kundër idesë së Fredi Belerit për t’u betuar. “Nuk kam kërkuar votën tuaj, por të banorëve të bashkisë Himarë dhe ata vendosin kush do t’i qeverisi, jo Kryeministri, jo juve” u shpreh në atë kohë Beleri. 

Në janar të 2024, Apeli i Gjykatës së Posaçme sërish ia mohoi Belerit të drejtën për t’u betuar si kryetar bashkie. 

Në mars të 2024, pas në shërbim nuk mbeti as Gjykata Kushtetuese, që sërish nuk i dha të drejtë Belerit për lejen për t’u betuar. Në arsyetim thuhej se “kufizimi i lirisë personale të Belerit është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional”.

Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Kështu për një vit Beleri nuk arriti ta ushtrojë detyrën për të cilën ishte votuar, ndonëse bashkinë e drejtonte ish kryetari humbës Jorgo Goro dhe pas burgosjes së tij disa kukulla të Ramës njëra pas tjetrës.  

E bukura ndodhi kur politikanit shqiptaro grek iu dha leja në 15 korrik për të shkuar në Strasburg në parlamentin Evropian pasi qytetarët grekë e kishin votuar për ti përfaqësuar aty. Përse kjo tolerancë për ta nxjerrë nga qelia? Vallë mos vota e fqinjëve tanë qenkësh më e rëndësishme se ajo e qytetarëve shqiptarë? Jo! Arsyeja është tjetër.

Në Himarë ishin shpallur zgjedhjet e reja dhe Fredi Beleri nuk përbënte më rrezik. Ai nuk mund të betohej më për të marrë detyrën që qytetarët i dhanë në 2023. Nga ky moment edhe Drejtoria e burgjeve u bë më tolerante. Me një justifikim që i bënte të qeshte edhe më naivët, administrata e qeverisë ia hodhi fajin drejtësisë: përpara nuk na lejonin prokurorët e SPAk ta lironim, tani qe e kemi në dorë ne mund të marrë leje 5 ditore. Por nuk qe se drejtësia qe më e ashpër se politika. Tani së fundi edhe Gjykata e Fierit u tregua zemërgjerë duke e liruar 6 javë para kohe, atë që për një vit e kishin penguar të merrte 6 orë për t’u betuar. 

Andi Bushati: S’na intereson Beleri i grekëve, por yni

Pavarësisht nga të gjitha justifikimet një gjë është e qartë: gjithçka u bë me urdhrin politik që Rama e artikulloi publikisht: “mos më detyroni mua të ulem me atë gagaç të flas për projekte”. Administrata, SPAK dhe gjykatat e zbatuan gati-tu. Prandaj një nga fjalët e para që tha Beleri sapo doli nga burgu ishte: “edhe lirimi i sotëm qe politik”.  

©Lapsi.al


7 Comments

  1. Ky eshte nje turp per ate qe quhet Drejtesia e Re! Per dykembeshin e Surrelit, nuk vlen te diskutohet, pasi barbon eshte!

  2. Nuk besoj se ka nevojë për shumë koment.
    Kush ka sadopak neurone të gjalla në tru e kupton se drejtësia e re është simotër më të vjetrën omos më keq!
    Hajde ta gëzoni dhe në kokën e secilit që përdhunohet për të!!

  3. personalisht e kam thene qe faturen do e paguajne njerezit qe do i zere halli te kene pune me drejtesise, qofte per divorc, ceshtje civile, administrative apo dhe penale
    ishte e ditur qe 2015 kur filloi loja me reformen ne drejtesi , qe me projekteve te fondacioneve nuk ja ka pa njeri hajrin dhe pa mirekuptim mes paleve smund te kete reforme. Sa per dijeni kam nje gjyq per nderprejre marredhenieve ne pune ceshtja ka mbaruar ne 2019 dhe si zakonisht palet apelojne edhe pse skane te drejte dhe e dine dhe vete qe skane te drejte akoma ska date apeli 5 mvjet me pas plus qe u deshen nja 3 vjet te mbaronte.
    kur do merret demshperblimi ? pas 10 vjetesh??? apo po ti doje kari apelit i fut nje te kthyme ne shaklla te pare dhe shotji dhe nje 10 vjecar tjeter

    reforma eshte komplet vari karin por e mbani mend si thoshte rama? me reformen ne drejtesi sdo kete me korrupsion hahahha do hame me luge floriri thoshte enveri

    dhe kujtoj si sot shoqerine civle me ambasadorin LU tek porta a kuvendit .

    Lu iku mori valixhet, shoqeria civle e rames mori leket projektit dhe noi bonus, rama beri zap drejtesine dhe shqiptaret hane nje mut te madh por sipas propagandes per shqiptaret vezhderr fajin e ka saliu qe vuri belerin , a mortja qe su bie !

    nejse fajin e ka saliu saliu ngeli te dritarja por duhet ne fajtor edhe per ata qe ua qine grate e motrat patronazhistet dhe per ata qe u ai nene shteti me gjoba , edhe per ata qe u vene gjoba bandat edhe per ata qe ngelen rrugeve me motor picash dhe per ata qe su del muji, duhet nje fajtor dhe fajin e ka saliu

    popull kurve qe pranon te vdese si kurve e qire e perdorur dhe pa pike vlere !

  4. Nuk ekziston drejtësi e re por drejtësi e Rames dhe rilindjes !!! Aq ishte shërbimi!! U bënë zgjedhjet në Himarë. U vodhën zgjedhjet atje. E mori pozicionin greku i importuar dhe lakeja i Ramës. Dhe tani pa pikë turpi e lirojnë me kusht se është sjellë mirë. Çfarë ironie!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *