• |
ide | kryesore

Ky është 20-vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ky është 20-vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë



Personi që shihni në foto është djali i familjes Gashi nga Prishtina, të njohur si ‘Capat’, Premtim Gashi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri me grupin Sekiraqa.

Varrimi u krye në orën 16:00, në varrezat në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Vëllai i tij, Korab Gashi, ka mbetur i plagosur me katër të tjerë, përfshirë Salih Sekiraqën, Robert Llumnicën (29-vjeçar), Fatos Abazin (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademin (21-vjeçar).

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar njoftim zyrtar dhe bëri të ditur se ndaj pesë të plagosurve, të cilët janë tashmë të dyshuar për rastin është lëshuar urdhri për ndalim.

Po ashtu, po zhvillohen hetime për t’i zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë në rast.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *