• |
ide | kryesore

Mediat e kapura nuk mjaftojnë, PS kërkon dominimin e rrjeteve sociale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse është e vështirë të gjesh në media një lajm që shkon përtej përsëritjes mekanike së deklaratave të rilindjes pa një minimum përpunimi të mesazhit, qeveria kërkon të pushtojë edhe rrjetet sociale në muajt në vazhdim. Ashtu siç bëri me ministrat, Edi Rama ka dhënë urdhër t’u “tërhiqet veshi” deputetëve që nuk kanë bërë postime/pëlqime/shpërndarje sa duhet në rrjetet sociale.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Niko Peleshi është shprehur se është “i nevojshëm intensifikimi i komunikimit publik” i deputetëve në periudhën në vazhdim.

Kuptohet se porosia për të qenë aktivë në rrjetet sociale kërkohet tani që jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Për këtë do të bëhet në ditet e ardhshme edhe një takim pune me të gjithë deputetët, si për t’i zgjuar nga letargjia e pushimeve të verës.

Kuptohet se pas ministrave dhe deputetëve, i njëjti presion do të kalojë tek punonjësit e administratës, që detyrohen të bëhen pjesë e një skeme shantazhi si ajo e Aktivistit, ku i nënshtrohen një sistemi pikëzimi në lidhje me aktivitetin në rrjetet sociale, në shërbim të partisë.

Lexo edhe: Rilindja merr malet, të pathënat e takimit elektoral në Dajt


7 Comments

  1. Para letyre rilindasve tane, ne punen e propogandes Joseph Goebbles do te dukej si

    nje nxenes i klases pare.

  2. te kerkosh qe te kete me shume vemendje te rrjetet sociale do te thote se qartesiast mendon se jane dele dhe duke ju treguar”punet” do te te votojne …nese kjo nuk eshte fyerje poco ci manca thote italiani ………

  3. Vetem ti mbysi rrjetet sociale ky vemja i gjate, se deri tani te 99 i ka bere miletit me propagabde boshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *