• |
ide | kryesore

Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive dhe disa zona problematike, po punohet për shuarjen e tyre

Lajme, Të fundit



Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 36 vatra zjarri. Nga këto mësohet se janë shuar 31 vatra zjarri, ndërsa pesë të tjera janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes thotë se pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Krujë, Mat, Rogozhinë, Lushnje, Roskovec, Vlorë, Dimal, Skrapar, Himarë, Prrenjas, Vau-Dejës, Shkodër, Dibër dhe Malësi e Madhe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *