• |
ide | kryesore

Presidenti jashtë shtetit, Elisa lexon letrën e Bajram Begajt në seancë plenare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Bajram Begaj nuk shkoi vetë në Kuvend në seancën për hapjen e sesionit të ri. Letrën e tij e lexoi kryeparlamentareja, Elisa Spiropali, akt ky që ngjalli edhe reagime nga opozita, e cila në shumë raste e ka parë kreun e shtetit si shtojcë të mazhorancës. Në letrën dërguar Kuvendit, Begaj bën thirrje për bashkëpunim mes palëve në të mirë të vendit.

“Një çështje që ka të bëjë sa me integrimin evropian, aq edhe me zhvillimin e vendit, është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një element që fatkeqësisht po kthehet në refrenin e gjithhershëm të çdo fjalimi.

Parlamenti duhet të mbështesë plotësisht reformën në drejtësi, institucionet tona të drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, duke forcuar kapacitetet e tyre financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.

Inkurajoj Kuvendin të promovojë politikën e antikrimit dhe antikorrupsionit si një përballje reale me një të keqe që duhet ta luftojmë në çdo nivel e çdo fushë të këtij fenomeni gërryes për ekonominë dhe kërcënues për demokracinë”, thuhet mes të tjerash në letrën e kreut të shtetit.


6 Comments

  1. EPO KETO BAXHELLAT QE NUK E KANE BUSULLEN E MORALIT
    ME DICKA DO TA ZEVENDESOJNE MORALIN

    FAJIN E KA POPULLI QE E VOTON

  2. Filloi nga e para tallavaja parlamentare. Nga nje sesion ne tjetrin,vetem vegjetojne… marrin miliona rroge dieta per te mos folur per ofiqet e nendheshme..ah mjer mjer shqiptaret qe flasin me vet se nuk mbyllin muajin me ushqim bazik

  3. Shihni cmimet e cantave, fustoneve, kepucve,kostumeve,bizhuve flori dhe diamante qe i nderrojne cdo seance dhe kuptoni minimalisht sa lek zhvasin

    1. Kur erdhem ne itali na thonin pse nuk e perbyset regjimin komunist tani u takon juve ta rrezoni regjimin hajdutve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *