• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë në Kosovë, një viktimë dhe pesë të plagosur

Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Sipas mediave në Kosovë, një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu autoritetet kanë shtuar kontrollet në disa zona në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori i klinikës së Emergjencës në Kosovë, Naser Syla duke dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Në një deklaratë të shkurtër ai ka thënë se të plagosurit janë shtruar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa theksoi se tre prej tyre ndodhen në gjendje të rendë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *