• |
ide | kryesore

Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në pranga tre shtetas

Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie persona të ndryshëm.

Prangosja e tre personave u bë në kuadër të operacionit “Xhamlliku”, ndërsa policia thotë se autorët janë të moshave 16, 17 dhe 20 vjeç.

Njoftim i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhamlliku”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, arrestohen 3 shtetas.

Dokumentohen 2 ngjarje të kësaj natyre, kryer nga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhamlliku”.
Si rezultat i tij u ndalua shtetasi L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *