• |
ide | kryesore

Aksidentohet makina e Tim Walz, kandidatit të Kamala Harris për zv.President

Arkiva, Planet
Tim



Një tjetër incident është regjistruar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku makinat e autokolonës ku udhëtonte kandidati demokrat për nënpresident Tim Walz, u përfshinë në një aksident masiv në Milwaukee.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, teksa kandidati Walz shpëtoi pa asnjë lëndim nga ky aksident.

A2 raporton se makinat e përfshira në aksident ishin në pjesën e pasme të autokolonës ku udhëtonin anëtarë të shtypit.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, e cila ndodhi në rrugën Interstate 794. Walz reagoi për ngjarjen dhe falënderoi të gjithë personat që kishin ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *