• |
ide | kryesore

Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali, dëbohet për herë të dytë

Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penalë, veçanërisht për trafik droge, është arrestuar në Itali. I dyshuari është arrestuar në zonën e Brenner, teksa po largohej nga Italia drejt kufirit të Austrisë. Gjatë një kontrolli normal të përbashkët nga policia italiane dhe austriake, oficerët dyshuan për qëndrimin nervoz dhe intolerant të të riut me inicialet E. L.

Në vitin 2022, ai ishte dëbuar nga autoritetet e Monzës dhe nga Bari dhe u kthye për në Shqipëri. Ai ishte kthyer së fundmi në Itali po ilegalisht, pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.

Megjithatë, identiteti i tij i vërtetë u konstatua falë gjurmëve të gishtërinjve, pasi ishte i skeduar dhe me një dosje penale. Mësohet se Komisari i policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, nxori një dekret të ri dëbimi ndaj tij, si emigrant i paligjshëm, pasi nuk figuronte në kërkim.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *