• |
ide | kryesore

Atentati në Don Bosko/ Dëshmitarët: Autori me kapele në kokë!

Arkiva, Lajme, Të fundit
don



Plagosja e dyfishtë në Don Bosko nuk ka ndodhur pas një konflikti çasti, por ka qenë e paramenduar. Autori, i cili është ende i paidentifikuar, duke mbajtur një kapele vendosur në kokë, ka hyrë në lokalin ku po pinin kafe shënjestrat e tij dhe i ka qëlluar.

Njëri prej të është plagosur në këmbë, ndërsa tjetri në shpatull. Pasi i ka qëlluar është larguar nga vendngjarja fillimisht me këmbë dhe më pas është larguar me motor.

Sipas informacioneve, dyshohet se një nga personat e plagosur është me precedent penal dhe po hetohet e shkuara e tyre.

Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *