• |
ide | kryesore

I kërkuan para/ 4 bullgarë mashtrojnë shqiptaren në Santorini dhe i marrin 98.500 euro

Lajme, Të fundit



Katër bullgarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare shqiptare. Sipas mediave greke, ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë shqiptares në Santorini 98.500 euro.

Të premten e 30 gushtit, gruaja mori një telefonatë, pas të cilës ishte një djalë dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë. Raportohet se gruaja ndoqi udhëzimet e tij dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash.

Pasi e kuptoi mashtrimin, 63-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe më pas autoritetet identifikuan autorët përmes kamerave të sigurisë. Po ashtu u gjetën edhe shumën e parave që i kishin marrë shqiptares.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *