• |
ide | kryesore

Makina ushtarake përplaset me autobotin në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 6 ushtarë

Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti, Lushnje



Një makinë e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës është përplasur mëngjesin e sotëm me një autobot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *