• |
ide | kryesore

Mbetjet toksike, Agron Shehaj kërkon interpelancë me Mirela Kumbaron

Arkiva, Lajme, Të fundit
Agron Shehaj



Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interepelancë, ku thërret ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro lidhur me transportimin e mbetjeve toksike të prodhuara nga Kurum. Shehaj pyet ministren në lidhje me licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve.

Më tej Shehaj kërkon interepelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë për të dhënë llogari mbi aksin Thumanë-Kashar, për të cilën prej muajsh po protestojnë banorët e zonës. Po të njëjtën çështje, një interpelancë do të zhvillohet edhe në 12 shtator, kur demokratët kanë thirrur kryeministrin Rama.

Kërkesa e plotë:

Shehaj kërkon interepelancë me Kumbaron

Lenda: Kerkese per interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit te Shqiperise E nderuar zonja Kryetare, Bazuar ne nenin 80, pika 1 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne mbeshtetje te nenit 96 te Rregullores se Kuvendit, kerkoj interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro ne lidhje me monitorimin e ngarkesave me lende helmuese qe transportohen nga Shqiperia.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka licensuar ne vitin 2022 te vetmen kompani SOKOLAJ SHPK qe mundeson “transportim i mbetjeve te rrezikshme dhe jo te rrezikshme’·. Cila ishte arsyeja e kesaj license? ‘- f 2. Duke gene kompania e vetme qe mund te transportonte mbetje te rrezikshme, a e kemi monitoruar dhe inspektuar aktivitetin e saj?

3. A keni nje raport inspektimi, qe eshte detyrim ligjor, per çdo ngarkese qe ka hyre e ka dale ne Shqiperi?

Kërkesa për e Shehajt për interpelancë me ministren e Infrastrukturës

Lënda: Kërkesa për interpelance me Zv/kryeministren/ Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

E nderuar zonja Kryetare, Bazuar ne nenin 80, pika I e Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë, ne mbështetje te nenit 96 te Rregullores se Kuvendit, kerkoj interpelance me zevendeskryeministren njeheresh Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj Belinda Balluku ne lidhje me koncesionin “Per Projektimin, Ndertimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Transferimin e Aksit Rrugor “Thumane – Yore – Kashar”.

A ka llogaritur ministria juaj se cili është raporti mes investimit dhe fitimit te kompanisë përgjatë 35 viteve te operimit te aksit Thumane- Kashar? 2. Cila eshte arsyeja e zgjatjes se këtij koncensioni, nga 13 vjet i kërkuar nga oferta e pakërkuar, ne 35 vite nga ana e Qeverise?

3. A do te përdorni te njëjtin model me akset e tjera, nga Kashari ne Fier apo Thumane-Balldren.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *