• |
ide | kryesore

Mblidhet nesër Kryesia e PD, nga diskutimet e strategjisë së aksionit opozitar të vjeshtës e deri te çështjet e brendshme

Lajme, Të fundit



Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e nesërme. Këtë lajm e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ky i fundit, me anë të një mesazhi dërguar anëtarëve të Kryesisë, ka dhënë detaje nga mbledhja që pritet të mbahet.

Në mesazh bëhet me dije se në mbledhje pritet të ketë diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës, diskutime për çështje te brendshme organizative dhe të tjera.

“Përshëndetje miq. Ditën e Mërkurë dt 4 Shtator ora 18.00 do zhvillojmë mbledhje të Kryesisë me rend dite:
1-Diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës.
2- Çështje te brendshme organizative.
3-Te tjera”, thuhet në mesazhin e Nokës.


1 Comment

  1. “dy nevoja”: 1. Sali Baba majë kullës i kërkon atyre poshtë të flasin dhe të qajnë vetëm hallin e tij; 2. Nja dyzet kandidat për deputetë zihen poshtë kush ta bëjë në mënyrë më të zellshme.

    Të dyja palët kanë rënë dakort që mjafton të realizohen këto “akisone” dhe 2025 për ta do jetë një fitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *