• |
ide | kryesore

Safet Bajri u mor në pyetje nga policia për atentatin në Bushat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Safet Bajri është ndaluar nga policia me një makinë të blinduar teksa po lëvizte në zonën e Lezhës dhe është dërguar në komisariatin e Shkodrës për t’u marrë në pyetje.

Bajri është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Bushat, ku u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’, por nuk pati të lënduar.

Për ngjarjen policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendi nga Bushati.

Të paktën dy persona mendohet të kenë qenë brenda Audit të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Për shkak të hetimeve, blutë e Shkodrës nuk bëjnë me dije identitetin e personave ndaj të cilit ishte planifikuar atentati, por dyshohet se në mjetin e blinduar ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim. Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *