• |
ide | kryesore

Thumanë-Kashar e bllokuar/ Protesta për izolimin e dhjetëra mijëra banorëve të Krujës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qindra banorë të Thumanë, Krujës, Fushë Krujës, Milotit kanë vijuar të protestojnë për të 11-tën herë në autostradën Thumanë-Kashar, duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese për të pasur akses në aksin rrugor kombëtar.

Protestuesit kanë bllokuar sërish autostradën Thumanë-Kashar, duke kërkuar reagimin e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për këtë hall që ka prekur mbi 85 mijë banorë të zonës, si dhe më shumë se 2 mijë biznese.

Kujtojmë se ditën e djeshme një përfaqësi e banorëve të Thumaës protestoi përpara parlamentit ku kërkuan të takoheshin me zv.kryeministren Belinda Balluku, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi përfaqësuesit e mazhorancës socialiste nuk duan të përballen me qytetarët të cilët i kanë gënjyer për vite me radhë, duke i marrë votën dhe më pas i braktisin.

Gjithashtu ka dhe një kallëzim penal në SPAK nga këta banorë për Belinda Ballukun, ARRSH-në dhe institucionet e tjera përgjegjëse për ndërtimin e kësaj autostrade.

https://www.youtube.com/watch?v=zKePuOhei9A


5 Comments

  1. Po ikni o te mbaruar….
    Pse nuk i zeni hyrjen e ministrise qw te mos hyje ne zyre zonja. Pse nuk e kapni prej zhelesh ate bashk me deputetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *