• |
ide | kryesore

Aksident në aksin “Qafë Thanë-Pogradec”/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 11:40 në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec. Bëhet me dije se 68-vjeçari A.Xh ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe pasagjerja të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *