• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë, 25-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin e banesës

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë, ku një mjet ka humbur kontrollin, ka dal nga rruga dhe më pas është përplasur me murin rrethues të një banese. Drejtuesja e automjetit, 25-vjeçarja me iniciale F.S, ka përplasur edhe një kalë në rrugë.

Informacion paraprak:

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Dishnicë, shtetasja F. S., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja F. S. është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *