• |
ide | kryesore

Akuza për korrupsion, GJKKO liron nga qelia punonjësin e INUV

Lajme, Të fundit
SPAK



Gjykata e Posaçme, ka liruar nga burgu punonjësin e INUV Elbasan, Gentian Bakon, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK për një rast korrupsioni.

Burime bëjnë më dije se një ditë më parë gjyqtaria e çështjes, Elsa Ulliri ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e Gentian Bakos për lirimin nga qelia.

Me daljen nga burgu, ndaj tij mësohet se është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, çdo të mërkurë në orën 14:00.

Çështja fillimisht është hapur nga Prokuroria e Elbasanit, ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.

Nga hetimi i SPAK, Gentian Bako ka rezultuar se ka bashkëpunuar me kryeinspektorin e INUV, Andri Mehja dhe inspektorin Bardhyl Qehja, për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synim mos t’i prishnin një tendë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *