• |
ide | kryesore

Berisha kërkon qeveri teknike: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por kurrë nuk i bojkotojmë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Berisha i ka folur kryesisë së Partisë Demokratike me anë të një lidhje direkte nga arresti shtëpiak ku ndodhet.

Ai tha se zgjedhjet me Edi Ramën janë të pamundura, pasi ai i ble me bandat kriminale, por shtoi se opozita nuk do t’i bojkotoi ato.

Kreu i PD tha se e vetmja rrugë për këtë forcë politike janë protestat e fuqishme, që do të detyronin Ramën të pranojë qeveri teknike. Ai u bëri thirrje anëtarëve të kryesisë të flasin me mbështetësit e PD, për të mundësuar këto protesta.

Berisha nuk e shpjegoi se si qeveria teknike, do të garantonte zgjedhje të lira dhe pa ndikimin e bandave.

“Kthim i votës së lirë, që realizohet me qeveri teknike,larigmi i Ramës dhe procedimi me krijimin e qeverisë teknike. Duhet të mobilizojmë çdo demokrati në një lëvizje të fuqishme, që nuk e ka njohur Shqipëria.

Ju jeni udhëheqja politike kryesore e opozitës. Mund të ecim sonambul për të marrë nga një mandate dhe për të firmosur mandatin e katër të Edi Ramës? Kurrë!

Ku qëndrojnë mundësitë tona? Tek demokratët dhe demokratet.

Dua të jem i hapur me ju dhe strukturat tona.

Në një lëvizje demokratike dhe në çdo lëvizje, ndodh rëndom, që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin të tjerët. Ata dhjetëra mijëra njerëz që përgjigjen dhe vijnë kur i thërrasim ne, ata kërkojnë udhëheqje. Jo për ti thirrur për një miting madhështor, por për një lëvizje që rikthen votën e lirë.

Secili nga ju ka çdo të drejtë të ulet me çdo qytetar dhe qytetare, të ulet me çdo demokrat dhe demokrate, ta frymëzojë, ta motivojë, të ulet, ta bindë, se kjo betejë është vendimtare, se nuk ka një rrugë të dytë me Edi Ramën në pushtet, për të votuar të lirë, se zgjedhjet e ardhshme me Edi Ramën nuk janë gjë tjetër, vetëm një firmë mjerane mbi mandatin e tij të katërt. Kjo do të ishte tragjedi e vërtetë”, tha ndër të tjera Berisha.


7 Comments

  1. Ka njeri ne ate vend qe t’u thote ketyre artistave qe me protesta nuk rrezohet qeveria, e ka provuar Lul kllufi qe muajin e pare te kesaj qeverisje ne 2013.
    Po ashtu t’i thuhet keti zoterise se ballkonit se nese zgjedhjet nuk bojkotohen atehere ato vidhen nga boleshiko-nazistet ne pushtet ne format qe jane pare e sterpare qe nga vjeshta e 2015. Une besoj nuk duhen protesta masive cdo muaj, thjesht 10 mije anetare te PD-se diten e zgjedhjeve, dy per cdo qender votimi te bejne punen e tyre siç e kerkon zakoni. Nese keni kte qendrim sesi do shkoni ne zgjedhje, please, zeni ato vendet tuaja ne Kuvend dhe mos beni ze, eshte shume e dhimbshme tashme llomotitja pa aksion (mungese zelli & kuraje).

    1. Haaa sa mendim naiv..po cfar shkruan o toç kuklle..Rama dhe bq ne PD i shesin zgjedhjet jave te tera para votimeve. Nuk presin diten e diel. Ajo cfar ndodh diten e zgjedhjeve esht thjesht qershia mbi torten e shkaterrimit

  2. O shqipcara nuk keni kuptuar akoma..qe fatet e vendeve te vogla e me shoqeri te dhiera si Shqiperia i vendosin te tjera shtete…Nen mos kij frike se ke djemte ne Amerik haaaa

  3. Ti je kryekurve . Ke bere ndonje marrveshje tjeter me palloshin o kurve???? Do ta shikosh , fundin do ta kesh te degjerneruar o degjenerat qe per 30 vite ke mashtruar demokratet per interesin tend dhe familjes tende o familje kurvash .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *