• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Elbasanit: Asnjë punonjës i Kurum nuk do largohet nga puna!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka njoftuar përmes në deklarate për mediat se është arritur një marrëveshje me kompaninë “Kurum”, që asnjë nga punëtorët të mos largohet nga puna.

Llatja u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë, pas shqetësimeve të punonjësve, por sot është arritur në konkluzionin për ta.

Ndër të tjera, ai tha se të gjithë punëtorët e çelikut që do të jenë në punë, nuk do të marrin pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj.

“Ata që do jenë në punë, do paguhen me 100% të pagesës, ndërsa ata që do jenë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive”, tha kryebashkiaku i Elbasanit.

Llatja: Kemi patur një shqetësim në lidhje me punonjëset e Kurum, që u shprehën për mbylljen e prodhimit për shkak të problemave ekonomike. Ky është një proces që ka ndodhur për disa vite në Kurum, ku prodhimi është mbyllur por punonjësit nuk janë larguar nga puna, i kemi kërkuar më shumë shpjegime kompanisë gjatë gjithë këtyre ditëve.

Edhe gjatë ditës së djeshme kemi patur takime, kemi pritur vendimin e bordit të kompanisë. Sot patëm një negociatë të fundit, ku arritën një konkluzionin që në bashkëpunim më sindikatën, që asnjë punonjës të mos largohet nga puna. Për petëzimin, kompania do angazhohet maksimalisht për të mbyllur procesin e investimit.

Të gjithë punëtorët e çelikut do të jenë në punë, asnjëri prej tyre nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj, të gjithë do marrin dietën ushqimore. Ata që do jenë në punë, do paguhen me 100% të pagesës, ndërsa ata që do jenë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *