• |
ide | kryesore

Më 10 nëntor ndryshon mënyra si shqiptarët hyjnë në shtetet e BE-së

Arkiva, Planet



Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 nëntori në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, përfshi këtu dhe shqiptarët.

“Me sistemin e daljeve hyrëse nuk do të kemi më kontroll manual të pasaportave. Dhe kjo do të shpejtojë edhe radhët dhe kontrollet elektronike”, tha Anita  Hipper, zëdhënëse e KE-së.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.

Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës.

Sistemit i hyrjes/daljes është krijuar në nëntor të vitit 2017, por zbatimi i tij është shtyrë disa herë. Këtij sistemi do i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Pasaportat në të gjitha vendet e rajonit janë biometrike, dhe përmbajnë shënimet e nevojshme, andaj janë plotësisht në përputhje me kushtet që ka kërkuar BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë regjim pa viza.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *