• |
ide | kryesore

Akuzohet në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Kavajë. Bëhet fjalë për Viktor Tafën, i cili është i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar Tafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Pritet ekstradimi i të riut drejt Italisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *