• |
ide | kryesore

U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO lë në burg turkun e akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Lajme, Të fundit
SPAK



Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën nga SPAK dhe ka lënë në burg turkun, Yalcin Hanci, i cili akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Hanci akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

50-vjeçari gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani. Ai u ekstradua nga Gjerogja më 3 shtator.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *